×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tri gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

    Insajderi
    06 December 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tri gra janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Një rast ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tyre.

    “Gjilan 05.12.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

    Rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë.

    “Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e  Policisë.

    Të dy rastet thuhet se janë nën hetime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark