×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri produktet e “dëmshme” që Thaçi ia solli Kosovës nga dialogu, sipas VV-së

    Insajderi
    08 November 2018 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka numëruar tri produktet e dëmshme që sipas tij, Thaçi ia ka sjellur Kosovës nga dialogu.

    Sipas Konjufcës, një nga produktet më të dëshme është krijimi i Listës Serbe, që ai thotë se po e bllokon çdo proces në Kosovës.

    “ E para është krjimi i Listës Serbe – parti që bllokon projektet më kryesore të Kosovës. Ata që pyesin për çdo veprim Vuçiqi dhe të dirigjuar nga Beogradi”, tha fillimisht Konjufca, shkruan Insajderi.

    Si problem të dytë, shefi i deputetëve të VV-së e ka përmendur edhe Asociacionin.

    “Asociacioni i komunave – marrëveshje e dëshme e cila ka dëmtuar funskionimin unitar të Kosovës. Kjo marrëveshje prap ka tendenca që të ringjallet. Qeveria ka qenë e gatshme të pranonte krijimin e një pushteti të tretë, që i jep goditje në shtykllën kurrizore Kosovë”, deklaroi Konjufca.

    Kurse si produkt të dëmshëm e cilësoi legalizimin e pushtetit të Serbisë në Kosovë.

    Ai përmendi punësimet në polici, AKI, energjetikë dhe fusha tjera.

    “Legalizimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë –  pra me nda pushtetin në kosovë Serbia me institucionet e Kosovës në drejtësi, polici. Në AKI, energjetikë e shumë fusha jetike institucionale të Kosovës”, tha Glauk Konjufca.

    Shefi i grupit parlamentar të VV-së krejt në fund deklaroi se kjo parti nuk është e gatshme ta paguajë njohjen nga Serbia, me territor të Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark