×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tromp: ShBA s’duhet të shtyjë zgjidhje të nxituara e as të imponojë zgjidhje vetëm ndaj palës kosovare

    Insajderi
    07 February 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Nuk ka nevojë që amerikanët të shtyjnë për një zgjidhje të nxituar”, vlerëson studiuesja dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, në një intervistë për Insajderin, pyetur se si e sheh “sosjen e durimit” amerikan për një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zgjidhje kjo, e cila përfshin edhe një kërkesë të theksuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Nuk ka nevojë që amerikanët të shtynë për zgjidhje të ngutshme, dhe qartazi jo për të imponuar një gjë të tillë te njëra palë, në këtë rast, qeverinë kosovare ose shtetin kosovar”, vlerësoi Tromp.

    Ndonëse ajo thotë se çështja e Asociacionit tashmë “është bërë de fakto realitet”, qeveria kosovare duhet të ketë kujdes në formimin e saj.

    “Duhet një lloj modeli; por pa iu dhënë mundësia që ata që kanë qëllime të këqija brenda komunitetit serb ta përdorin për ta shkëputur krejtësisht nga qeveria e Kosovës dhe autoriteti i shtetit të Kosovës”, tha ajo për Insajderin.

    Intervistë me Nevenka Tromp: Asociacioni të bëhet me kujdes, të mos i jepet mundësia për shkëputje – ShBA s’duhet të shtyjë zgjidhje të nxituara – Insajderi

    “Nëse ky është qëndrimi i amerikanëve, dhe nëse kjo është njëfarë shpejtësie për ta ngutur atë, atëherë unë mbeten e habitur sepse kemi situatën e njëjtë që nga 1999. Dhe gjatë tërë këtyre viteve kemi negociata për formatin, për strukturime të brendshme për komunitetet serbe, dhe nuk e kuptoj se çfarë do të sjellë kjo nguti e madhe, dhe se si arsyetohet kjo”.

    Sipas studiueses Nevenka Tromp më e rëndësishme është fillimisht “të ketë konsensus mes palëve”.

    “Por, pozicioni më i rëndësishëm është se a do të ketë Asociacioni të drejta të posaçme të një entiteti politik, do të thotë, a do të kenë forcën policore të tyre e të tjera. Kjo është krejtësisht temë tjetër. Dhe, nuk besoj që do të ishte praktike, pragmatike, të humbet aq shumë kohë me atë se si kjo vetëqeverisje lokale e komunave do të duket eventualisht. Sepse nëse vazhdohet të merret me hollësira të tilla atëherë mund të ketë zhvendosje në situatat e së kaluarës, ku s’ka lëvizje fare.”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark