×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tronditet Franca, trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në një firgorifer

    Insajderi
    02 December 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer të enjten në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse të Francës, brenda shtëpisë së një gruaje, e cila po mbahet nga policia.

    “Çështja është në fazën fillestare dhe ngjarjet janë të karakterit kriminal”, tha prokurori, duke sqaruar se zbulimi është bërë në mëngjes, pas një telefonate të një personi të tretë në polici.

    Gruaja e arrestuar në vend është një nënë 41-vjeçare, e cila jeton në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux.

    Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.

    “Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.

    “Autopsia do të na tregojë më shumë”, shtoi ai.

    Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark