×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tutorial se qysh me u avancu prej infermieres, në shefe të repartit”, ironizon kryetari i Forumit Rinor të LDK-së

    Insajderi
    16 May 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi lidhur me avancimin e gruas së deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, në pozitën e kryeinfermieres në repartin e Patologjisë në Klinikën e Gjinekologjisë.

    “Tutorial se qysh me u avancu prej infermierës së thjeshtë, në shefe të repartit në ShSKUK?”, ishte titulli ironizues i videos që Guri e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

    “Në një vend normal kishte ardh në shprehje shkollimi, aftësimi menaxheriale, performanca dhe faktor të tjerë që lidhen më zhvillimin profesional, kurse në Kosovë është pak ma ndryshe. N’Kosovë duhet me qenë gruaja e Mufail Bajqinovcit, rrjedhimisht duhet me e pas burrin servil të shefit. Mufaili është shembull tipik qysh një deputetë duhet mos me qenë. Ai gjithë karrierën e tij si deputet, çështjet e vetme që i ka ngritur kanë qenë servilosja dhe lavdet për shefin e tij”, thekson ai.

    “Në fund, kjo ju shpërblye me avancimin e gruas nga infermierja në shefe. Që sa e thjesht është në Kosovë me u avancu në shefe të repartit në ShSKUK”, përfundon Guri në videon e publikuar.

    Rikutojmë se Gazeta Insajderi gjatë ditës ka raportuar se Sevime Kamberi-Bajqinovci, gruaja e deputetit të VV-së është përzgjedhur kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë.

    Përzgjedhjen e Sevime Kamberi-Bajqinovcit në krye të repartit të Patologjisë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Derisa e vlerësoi Kamberi-Bajqinovcin si kandidaten më të mirë për këtë pozitë.

    “Kandidatja të cilën e cekni ju (Sevime Kamberi-Bajqinovci) në testin të cilit ju ka nënshtruar ka treguar sukses shumë të mirë dhe ka plotësuar kushtet më shumë në krahasim me kandidatët tjera për t’u përzgjedhur”, tha Ndrejaj.

    Sevime Kamberi-Bajqinovci është vlerësuar me 59.5 pikë në testin me shkrim dhe 25.1 pikë në intervistën me gojë, në total gjithsej 84.6 pikë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark