×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Twitteri gjobitet me 30 mijë euro

    Insajderi
    10 August 2018 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata franceze dënoi gjigantin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi sot një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin ”abuzive”ose ”paligjshme”.

    Shoqata franceze ”UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj, transmeton ATSH.

    Twitter u dënua për t’i paguar ”UFC-Que Choisir’” 30 mijë euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv . Një sanksion financiar që shoqata e cilëson ”të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark