×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U akuzua për korrupsion, avokati i ish-zyrtarit te Pejës flet për Gazetën Insajderi

    Insajderi
    24 February 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti. Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar identitetin e 11 të akuzuarve: Arianit Krasniqi, Edmod Shala, Mustafë Nila, Arxhend Lleshi, Mentor Beqiri (inspektor i ndërtimit), Osman Kollqaku, Bajram Muzlijaj, Florije Berisha, Adhurim Kasapi (zyrtarë komunal në Pejë), Plarent Trakaniqi (gjeodet) si dhe Rajan Arapi (ish-drejtor).

    Avokati i këtij të fundit, Dukagjin Kerveshi, ka folur për Gazetën Insajderi, i cili ka thënë se është i bindur se Prokuroria nuk ka prova për klientin e tij.

    “Në koordinim me klientin po ju shkruaj versionin e mbrojtjes, i mbrojturi im dhe unë nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e aktakuzës, megjithatë, nga faza e hetimeve, jemi te bindur se Prokuroria nuk ka prova relevante për ta mbështetur aktakuzën përtej dyshimit të bazuar mire”, tha Kerveshi avokat i Arapi për Gazetën Insajderi.

    “Do të jemi në gjendje të komentojmë me gjate dhe me ne detaje posa te njoftohemi me aktakuzën dhe provat që pretendohen se e mbështesin”.

    Ndaj këtyre 11 personave rëndojnë 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.

    “Rezultat i hetimit intensiv ka rezultuar me ngritje të aktakuzës kundër 11 personave. Prej tyre, 10 zyrtarë komunalë, katër drejtorë, dy udhëheqës të sektorëve, dy inspektorë të ndërtimit, 1 zyrtar gjeodet dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral”.

    “Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka thënë Prokurorja e rastit.

    Prokuroria sqaroi se aktakuza lidhet me lejet e lëshuara në kundërshtim, këmbim të pronës, konflikt të interesit dhe inspektimet e ndërtimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark