×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U akuzua për vjedhje të rëndë në fund të marsit, arrestohet suharekasi

    Insajderi
    07 April 2024 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A.G në Suharekë, i njëjti dyshohet për një vjedhje të rëndë në fund të marsit në fshatin Sopij.

    Sipas njoftimit të policisë ai kishte vjedhur stoli ari, laptop, një pushkë gjuetie e fishekë.

    “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 05.04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar).

    Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari , një lap topi, nje pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 cop fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e tij.

    Në shtëpinë e tij është sekuestruar një pistoletë P Beretta të kalibrit 7.65 mm, me numër serik V 777660 dhe një pistoletë Kolt (me mulli) UNIS-COBRA të kalibrit 9 mm.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark