×
  • Lajme
  • Lajme

    “U fut me syze dhe shami që të…”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK, avokati: Shtëpia ku qëndroi u ruajt nga Policia

    Insajderi
    29 April 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë dje në Prokurorinë e Posaçme, Aishe Haklaj. Në një intervistë të dhënë për ReportTv, avokati tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, madje ajo u maskua për të mos u njohur, por sërish nuk ia doli që të kalonte pa u pikasur.

    “U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur. Unë e mora në makinën time, por SPAK kishte marrë masat derisa të largohej. Ishte një organizim i përkryer. Edhe shtëpinë ku ka ndjenjur mbrëmë e kanë ruajtur. Sot është larguar”, tha Beqiri.

    Dje ajo erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

    Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale, të cilët përmenden: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve ’90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark