×
  • Showbiz
  • Show

    U kris raporti Arbanen? Luizi i përgjigjet pyetjes së famshme

    Insajderi
    17 October 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër e konfirmoi lajmin.
     
    Gazetari e pyeti nëse ka një krisje mes moderatores dhe fituesit të “BBVA 2” dhe ai u shpreh se ka një krisje, por tha se pas majit do të flasë më shumë.

    @luizejlli0 #luizejlli #kiaratito #bigbrathervip ♬ Shqiptar – Sajmen

    “Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh ai, duke mos dhënë shumë detaje.

    Lajmi se ka pasur një ndryshim të beftë në dinamikën e marrëdhënies së tyre nisi kur Luizi i bëri unfollow moderatores. Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ndonëse ishte prezente në tapetin e kuq.

    Nga ana tjetër, Arbana vijon ta ketë follow Luizin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark