×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “U pagua për ligjëratat që nuk i ka mbajtur”, nga Universiteti Mitrovicës tregojnë se ku ka mbetur rasti i anëtarit të KPK-së

    Insajderi
    04 April 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Beka profesor në Universitetin e Mitrovicës ishte paguar mbi 2 mijë euro për ligjëratat që nuk i ka mbajtur. Në dokumentet e siguruara nga Gazeta Insajderi bëhej fjalë për dhjetëra ligjërata me asnjë student të pranishëm. Pas kësaj Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka kërkuar nga nga UMIB që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

    Për këtë rast, ndaj tij kishte pasur edhe kallëzime penale, por siç merr vesh Insajderi hetimet janë mbyllur. Beka është edhe anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në një përgjigje për Gazetën Insajderi kanë konfirmuar se kanë kërkuar nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” vlerësim të rastit.

    Bazuar në kompetencat e saj ligjore, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit   e ka trajtuar rastin e adresuar sipas informacionit të pranuar dhe pas përfundimit të hetimeve e ka përcjell te Kryesuesi i Këshillit Drejtues – Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” në Mitrovicë, me kërkesë për vlerësimin ne inicimit të procedurës përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, lidhur me pretendimet për marrje të kundërligjshme të mbi normës“, thanë nga AKP.

    Nga kjo agjenci së fundmi kanë dalë dhe me një shkresë ku theksohet se Universiteti duhet të jetë më i vëmendshëm herave të tjera për të shmangur raste të tilla si i Agron Bekës.

    “Me qëllim të parandalimit të mundësisë për keqpërdorim të mundshëm, Agjencia kërkon nga ju si institucion kompetent që të vlerësoni nëse në këtë rast ka elemente për inicimin e procedurës përkatëse në kuadër të autorizimeve tuaja. Sipas vlerësimit tonë e konsiderojmë si të rëndësishme që në të ardhmen të sigurohet kontrollë më e shtuar nga personat përgjegjës, me qëllim të evitimit të rasteve si ky”, thuhet në raportin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Universitetin e Mitrovicës në përgjigjen e tyre thuhet se rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.

    “Prof.dr. Agron Beka është shkarkuar nga posti i dekanit në Fakultetin Juridik dhe tashmë janë duke vazhduar procedurat ne organet përkatëse”, thanë për Insajderin nga UMIB.

    Insajderi me 7 shtator kishte raportuar se Agron Beka i cili kishte ligjëruar lëndën “Taktika kriminalistike”, në këtë fakultet nuk ka mbajtur dhjetëra ligjërata në semestrin dimëror 2021/2022. Letëra boshe pa asnjë emër të ndonjë studenti janë vërejtur në dokumentet të cilat i kishte siguruar Gazeta Insajderi.

    Për të ishte ankuar edhe Parlamenti Studentor ku i ishin drejtuar Menaxhmentit të Universitetit “Isa Boletini”.  Në ankesën e siguruar nga Gazeta Insajderi thuhej se ka ankesa të shumta nga studentët për mos prezencën e Dekanit të Fakultetit Juridik kështu duke anashkaluar detyrat.

    “Kemi evidentuar ankesa të shumta nga studentët por mosprezencën e Dekanit të Fakultetit Juridik në fakultet, duke anashkaluar detyrat që i takojnë me aktet e brendshme të UIBM. Si rrjedhojë, i njëjti nuk respekton orarin e konsultimeve që ka karakter obligativ. Dekani Fakultetit Juridik paraqitet në punë vetëm kur ka ligjërata”, thuhet në ankesën e Organit më të Lartë të Përfaqësimit Studentor.

    Letra evidence boshe

    Ish- dekani nuk ka mbajtur dhjetëra ligjërata në semestrin dimëror 2021/2022. Letëra boshe pa asnjë emër të ndonjë studenti janë vërejtur në dokumentet të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi përmes qasjës në dokumente zyrtare. Në dy prej listave të evidencës shkruhet se nuk kanë ardhur studentët për të mbajtur orë.

    Detajet e pasurisë milionëshe të Agron Bekës

    Pasuria e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka i cili është edhe biznesmen i njohur Duke bërë krahasim nga të ardhurat që ai merr nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe pasurisë që ka deklaruar në AKK, janë ngritur dyshimet për prejardhjen e gjithë asaj pasurie që kap milionat. Kryesisht këto postime janë bërë nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe persona të punësuar në institucione të vendit në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas një përgjigje të AKK, Beka nuk merr pagë nga KPK por atij i paguhen vetëm shpenzimet e udhëtimit.

    “Mirëpo, i njëjti nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë për angazhimin e tij në funksionin e Anëtarit të KPK-së, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të”, thuhet në pëgjigjen e dhënë për Insajderin

    Tek deklarimi i pasurisë, Beka nuk i ka deklaruar të hyrat vjetore nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Aty ka deklaruar të hyrat nga Universiteti i Mitrovicës që janë mbi 28 mijë dhe nga qeratë e banesave e objekteve që ai posedon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark