×
  • Lajme
  • Insajderi

    U raportua se kaloi natën në një kazino në Tiranë – Flet ish-këshilltari politik i Albin Kurtit

    Insajderi
    12 April 2021 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arbër Zaimi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe ish-këshilltari kryesor politik i Albin Kurtit, në Qeverinë Kurti I, i ka mohuar zërat se mbrëmë ka kaluar natën në njërën prej kazinove në qendër të Tiranës.

    Zaimi tha për Gazetën Insajderi, se lajmi që po qarkullon nëpër media është i rrejshëm.

    Ai po ashtu tha se në Tiranë po qëndron qe gjashtë javë.

    “Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam ardhur këtu (Tiranë) në ndonjë fundjavë, jam këtu prej 6 javësh, dhe në asnjë mbrëmje, e as ditën nuk kam qenë në asnjë vend të lojërave të fatit”, ka thënë Zaimi për Insajderin.

    “Gazeta Tema”, një media nga Shqipëria ka publikuar një lajm ku i ka bashkangjitur edhe një fotografi nga kazinoja brenda, e ku pretendohet së është Arbër Zaimi.

    Sipas kësaj medie, Zaimi ka zgjedhur ta kalojë më qetë natën pas orës policore në Tiranë. Aty ku të pranishëm ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti.

    Ai, gjithmonë sipas kësaj medie është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit me tre kandidatë për deputetë që tashmë janë certifikuar nga KQZ. Kandidatët janë; Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani, Boiken Abazi./ Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark