×
  • Lajme
  • Lajme

    U shkarkua nga pozita e shefit të BIA-s në Serbi, Dodik emëron Vulinin në këtë pozitë të rëndësishme

    Insajderi
    27 December 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka emëruar Aleksandar Vulinin si anëtar të Senatit të Republika Srpskas.

    Në vendim thuhet se në bazë të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe Ligjit për Senatin, Vulin emërohet senator i Republikës Srpska nga 1 dhjetori.

    Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska.

    Senati i Republikës Srpska është organi këshillues i institucioneve më të larta kushtetuese të Republikës Srpska.

    Senati ka deri në 55 anëtarë të emëruar nga presidenti i Republikës Srpska.

    Anëtarë të Senatit emërohen figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark