13:08 - 31 Korrik 2022

Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

Një dëshmitar i rastit i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes që ka ndodhur.

Dëshmitari i cili ishte prezent së bashku me pjesëtarin e FSK-së tregon për Insajderin se si ka nisur i gjithë problemi.

Ai thotë se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

“Perparim Shabani” ja ka ngjit për dore pjesëtarit të FSK-së duke ju drejtuar “mos mu sill qeknej” edhe pjesëtari i FSK-së i ka thon spat vend lart po kshyrem posht, ndërsa sigurimi ja ka kthy, un qeshtu pot thom hupem prej ktuhit edhe e ka shty tu ja mshu shuplak“, tha dëshmitari për Insajderin.

Dëshmitari tregon se në momentin që pjestari ju është prezantuar se kush është, personat e sigurimit e kanë sulmuar dhe më shumë duke e goditur dhe duke i thënë ” u ta qi…. ushtarin e nones” .

Momenti që i ka mshu shuplak, pjesëtari i FSK-së i është kthy duke i thënë se qysh pom mshon mu pa tbo kurgjo, un jom person zyrtar në FSK, momentin që i ka thënë kështu kolega tjetër i sigurimit ka ardh edhe ju ka drejtu me fjalt” u ta qi**** ushtarin e nones” edhe ja ka mshu grusht“, tha më tej ai.

Mbas këtij momenti dëshmitari tregoi se ka ndërhyrë për ti ndarë, por nga sigurimi kanë ardhur dhe 6 persona tjerë dhe e kanë rrahur ushtarinë e FSK-së deri largimin e tij nga lokali.

“ Në momentin i kanë mshu grusht unë kam ndërhy me i nda. Edhe kur kam ndërhy unë, menjëherë kanë ardh edhe 6 persona tjerë të sigurimit, dhe e kanë rrahur. Mu më kanë shty anash. Pjesëtari i FSK-së nonstop ka bërtitë “jom pjesëtar zyrtar në FSK, nalnu”. Ata nuk janë ndalë. Nonstop kanë thanë “qifsha ushtarin e nonës”. Duke e rrahur e kanë pru te dera. Edhe në fund sigurimi Irfan Demiri ka bertit “qitne jasht këtë qen”. Edhe e kanë shty përtoke“, përfundoi dëshmitari për Insajderin.