×
  • Showbiz
  • Show

    U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel

    Insajderi
    29 February 2024 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të ‘Big Brother VIP Albania 3’ shkaktoi disa polemika në rrjet.

    “Unë e ndjek Big-un sivjet për Ledionin. Po e ndiqni big-un? Për kë? Për Ledionin”, ka shkruar ajo në InstaStory.

    Kjo u mor si thumb në drejtim të Arbana Osmanit. Ish-konkurrentja reagoi duke thënë se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit.

    “Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve. Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojmë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime. Na krijoni ca siklete nga asgjëja”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark