×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ua mundësoi individëve që të krijonin idenitet të dyfishtë, Polica jep detaje pas arrestimit të zyrtarit të Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    05 July 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës se sotme Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka arrestuar  në Prishtinë, 63-vjeçarin me inicialet R.M., zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, më saktësisht ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.

    Ndërsa Policia ka dhënë detaje të tjera ku thuhet se zyrtari komunal është i dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’.

    “I dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’. Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht:

    –              një telefon celular;

    –              60 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

    –              një karikator i armës;

    –              dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

    Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark