Udhëheqësi i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, Bekim Brestovci, po synon të fitojë një mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.
Brastovci që përfaqëson Nismën Socialdemokrate, është detyruar që ta lëshojë Kosovën qysh në vitin 1993, si i përndjekur politik, por që nuk e n dali aktivitetin edhe në Gjermani ku edhe vazhdoi të veprojë dhe punojë.
Përderisa pas luftës ai aktivitetin e tij e vazhdoi në Kosovë me qëllim krijimin e një organizate të fuqishme të biznesit.
Brestovci po zotohet se do të punojë për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit.
“Doja t’i realizoja në Kosovë, projektet që kishin të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, pastaj me ndërtimin e sistemit dual të shkollimit për gjeneratat e reja, njëkohësisht me krijimin e mundësive për krijimin e shoqërive aksionare të biznesit të diasporës shqiptare për t’i dhënë një fuqizim më të madh, një hov më të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe njëkohësisht konsistonte edhe në krijimin e zonave ekonomike për bizneset ekonomike nga diaspora”.
Ndër të tjerash, Brestovci flet edhe për përkrahjen nga diaspora që do ta ketë partia nga e cila ai vjen.
“Kësaj radhe po i qasemi me kërkim vote me pesë anëtare në listën për deputet nga diaspora, kështu që ne presim një masivizim nga diaspora që numerikisht ti kemi diku 10 mijë vota”.
Ai nga këto zgjedhje, pritet që të ketë një Qeveri të qëndrueshme dhe opozitë të mirëfilltë.
“Prandaj, dëshira ime do të ishte që këto zgjedhje të ofrojnë një zgjidhje për Republikën e Kosovës, mandej të kemi krijim të një Qeverie të qëndrueshme. Natyrisht të kemi edhe një opozitë të mirëfilltë që orientimi i pozitës dhe opozitës të jetë në drejtim të kontributdhënies për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit e pastaj gjërat e tjera do të vijnë vetvetiu”.