×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së e ka quajtur skandal aksionin e “pseudozyrës” në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

    Insajderi
    22 February 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, e ka quajtur skandal aksionin e Gjykatës Speciales në banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi

    “Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj”, ka shkruar ai.

    “Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime”.

    Bastisja në banesën e Behramajt është duke vazhduar ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark