×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Udhëtimi që mbeti në ajër” – Pse Ambasada Amerikane nuk i la të nisen qeveritarët drejt ShBA-së?

    Insajderi
    11 November 2022 - 16:01

    “Kjo nuk është koha më e përshtatshme për ministrat që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare”, kështu kanë deklaruar nga Ambasada Amerikane në një përgjigje për Gazetën Insajderi. Sipas zëdhënëses së Ambasadës Amerikane, Katherine Judd, SHBA-ja është e fokusuar për të bërë një zgjidhe të situatës.

    Gazeta Insajderi

    Si pasojë e refuzimit për ta dëgjuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shtyhet për dhjetë muaj çështja e targave për serbët e veriut, kjo e fundit ka anuluar vizitat e planifikuara të dy prej ministrave të qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

    Albulena Haxhiu ministrja e Drejtësisë dhe Elbert Krasniqi ministër i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe në Amerikë. Këto udhëtime zyrtare u shtynë me urdhër direkt të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

    Të njëjtin fat patën edhe kryetarët e komunave, Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni dhe Qemail Aliu.

    Kriza në pjesën Veriore ishte arsyeja kryesore pse kryetaret dhe ministrat e Kurtit nuk udhëtojnë për në SHBA.

    Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, tha se kjo nuk është koha e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë për takime zyrtare në SHBA.

    “Kjo nuk është domosdoshmërish koha më e përshtatshme për ministrat që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare”, thuhet në përgjigjet e Katherine Judd dhënë Insajderit.

    Sipas ambasadës, SHBA-ja është e fokusuar për të zgjidhur situatën e krijuar në veri dhe besojnë se edhe qeveria Kurti është e fokusuar në zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin.

    “Megjithatë, ekziston një pyetje e veçantë, e cila është planifikuar udhëtimi në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare. Ne jemi në një krizë tani. Ne jemi shumë të fokusuar në këtë krizë; ne besojmë se kjo qeveri është shumë e fokusuar në këtë krizë”, thuhet me tej në përgjigjen për Insajderin.

    Nga ambasada amerikan kanë sqaruar qartë punën e refuzimit të vizave, e cila u përfol kohëve të fundit në media.

    Zëdhënësja amerikane, Katherine Judd tha për Insajderin se nuk ka asnjë rrethanë që qeveria e SHBA-së të mos lëshojë vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës.

    “Nuk shohim asnjë rrethanë për të cilën Qeveria e Shteteve të Bashkuara do ta ketë të vështirë t’i lëshojë vizë një ministri në Qeverinë e Kosovës. Nuk mund të flas për raste specifike dhe individuale të vizave, por nuk jam në dijeni të ndonjë rrethane ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për të marrë vizë për punë zyrtare”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së dhënë Insajderit.

    Ministrat dhe kryetarët e pushtetit që ju shtynë udhëtimet për SHBA

    Në listë të parë ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilës ju rekomandua që të mos udhëtoi për Amerikë nga vet ambasadori Jeffrey Hovenier.

    Hovenier i kërkoi Haxhiut që të qëndroi në Kosovës për tu angazhuar në zgjidhjen e krizës në vend.

    “Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës, përfshirë Gazetën Insajderi.

    Fatin e njëjtë sikurse të bashkë-partiakes e pati edhe kryetari i komunës së Podujevës,  Shpejtim Bulliqi.

    Anulimi i vizitës së Bulliqi për në SHBA erdhi për shkak të situatës në Veri të Mitrovicës, ndonëse, i njëjti thotë se kishte shtyrë vet udhëtimi.

    Edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nuk do të udhëtoi për në Amerikë, siç konfirmoi ai për shkak të zhvillimeve në veri të vendit dhe dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje.

    Kryetari i Gjilanit që vije nga radha e VV-së, Alban Hyseni dhe ai Shtime, Qemail Aliu, janë dyshja e fundit që iu ka pamundësuar vizita për në ShBA.

    Opozitarët drejt SHBA-së pa pengesa

    Përkundër se vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu është shtyrë dy ministrave të partisë në pushtet dhe tre kryetarëve të komunave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dy liderët e opozitës.

    Lideri i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi pritet që të udhëtojë për në SHBA.

    Krasniqi i ka thënë shkurt Insajderit, se javën tjetër do të vizitojë ShBA-në dhe do të ketë takime me zyrtarë të lartë.

    Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diel, më 13 nëntor, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Abdixhiku për në ShBA do të udhëtojë për vizitë zyrtare. Kështu ka deklaruar zëdhënësja LDK-së, Sibel Halimi.

    “Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi./GazetaInsajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark