×
  • Sport
  • Sport

    “Udhëtova me Abramovich pasi theva këmbën”, ish-ylli i Chelsea-t: Femrat ishin të pabesueshme

    Insajderi
    26 September 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wayne Bridge ka zbuluar momentin kur ish-pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich e mori me avionin e tij privat.

    Ish-ylli i Chelsea-t fluturoi për në Londër me miliarderin rus pasi theu këmbën dhe kyçin e këmbës kundër Newcastle në 2005.

    Bridge u dëmtua në një përplasje me Alan Shearer gjatë ndeshjes dhe qëndroi larg fushave për tetë muaj.

    Ai ka bërë shaka se dëmtimi i frikshëm ia vlente pasi mundi të shijonte një fluturim “të pabesueshëm” me avionin privat të Anramovich.

    Ai i tha për podcast-in  The Peter Crouch:

    “Roman më mori, më çoi në spitalin lokal për të parë se çfarë nuk shkonte. Më pas më mori në makinë, më çoi në aeroport dhe më pas më mori në aeroplanin e tij, gjë që ishte e pabesueshme.

    “Por oh zot, femrat që shërbenin atje. Zoti im! Më kujtohet se Roman më shikoi dhe më tha: ‘Nuk dukesh shumë o pakënaqur tani’”.

    Bridge vazhdoi: “Ndenjëset atje, ai kishte një lloj materiali kamoshi nga jashtë. Dhe ushqimi ishte joreal. Unë isha shtrirë në një divan masiv me këmbët lart.

    “Gratë që vinin duke shërbyer vetëm ushqim, si salmoni i tymosur, mund të kishin qenë edhe goca deti, kishte nga të gjitha llojet atje”, tha Bridge për The Peter Crouch podcast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark