×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Udhëzona, o Zot”, Halil Kastrati reagon për rastin që tronditi Kosovën

    Insajderi
    30 November 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Humanisti Halil Kastrati ka reaguar për vrasjen që tronditi Kosovën ku dyshohet se ish-burri ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë.

    Kastrati ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.

    “Udhëzona, o Zot. E paimagjinueshme”, ka shkruar Kastrati.

    “Në vendin ku nis jeta, nënës shtatzënë ju mor jeta. Kush vret një njeri është sikur ta ketë vrarë mbarë njerëzimin”, theksohet në reagimin e Kastratit.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së kishte dalur për të blerë disa gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës të moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark