×
  • Lajme
  • Lajme

    Unaza e kriminelit Mlladiq që mori vëmendjen e të gjithëve – ja domethënia e saj

    Insajderi
    08 June 2021 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, gjithmonë kishte bartur një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.

    Thuhet se unazën misterioze e kishte bartur edhe gjatë luftës ky komandant i ushtrisë në Republika Srpska, ndryshe i njohur si Kasapi i Bosnjës.

    Megjithatë kjo unazë ka qenë një prej arsyeve kryesore të arrestimit të tij. Në fakt siç është raportuar më herët, një informator i policisë e kishte identifikuar pikërisht duke u bazuar në këtë detaj.

    Ndryshe pasi u arrestua dhe një kohë e kaloi prapa grilave në Tribunalin Hagës, Mlladiq ia kishte dorëzuar unazën të birit të tij Darkos – të cilit më vonë gazetarët ia kishin vërejtur në gisht./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark