×
  • Showbiz
  • Show

    “Debati i brekëve”- Aktorja hedh kunja për BBVA: Unë do hyj me tanga

    Insajderi
    28 January 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në “Fan Club” ditën e sotme ishte aktorja e humorit Cubi Metkaj, ku dha mendimin e saj lidhur me lojën brenda “Big Brother VIP”.

    Opinionisti Ronaldo Sharka i drejton asaj pyetjen: Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP?

    Përgjigja e saj ngjalli mjaft polemika.

    “Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

    Aktorja shtoi: Një gjë është e sigurt, unë do të futem me tanga

    Kjo deklaratë e Cubit erdhi pas diskutimit që u bë për dyshen Juli-Egla, për të cilët po përflitet se debati i “brekëve” është i stisur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark