×
  • Showbiz
  • Show

    “Unë e kam në jetë babanë akoma” – pse kjo fjali që ia tha Kejvina Luizit shkaktoi reagim tek publiku

    Insajderi
    15 January 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në Big Brother VIP Albania u zhvilluan debate të shumta nga ana e banorëve.

    Ai më i sulmuari ishte këngëtari, Luiz Ejlli, i cili ndonëse ka fituar simpatinë e publikut, në shtëpinë e BBVA të gjithë banorët i janë kthyer kundër.

    Një debat i fortë ka ndodhur mes tij dhe modeles Kejvina Kthella, e cila nuk nuk i ka kursyer ofendimet e rënda ndaj Luizit.

    Megjithatë, një fjalë që u tha nga modelja ka shkaktuar një reagim të madh nga ana e publikut.

    Kejvina në debat e sipër iu drejtua Luizit duke i thënë “Unë e kam babanë akoma në jetë”.

    Nga shumë kjo po konsiderohet si një fjale i rëndë dhe e pavend nisur nga fakti që Luizi vite më parë ka humbur babanë.

    Kujtojmë që Luizi kishte zbuluar për banorët se babai i tij kishte ndërruar jetë rreth dy vite më parë.

    @tradhettia Turp❌❌❌#luizejlli #fypシ #bigbrothervipalbania #goviral #albania #bbv2 #luizkiara #kiaratito #bigbrothervipkosova #bbvipalbania #kiaratito #luizkiara #bbvipalbania ♬ Get You The Moon – Kina

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark