×
Lufta Izrael-Hamas

UNICEF: Fëmijët në Gaza vuajnë për një pikë ujë

Insajderi
20 December 2023 - 16:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fëmijët në Gaza kanë akses vetëm në rreth 10% të ujit që kanë përdorur normalisht, duke theksuar se ata po vuajnë për një pikë uji”, tha UNICEF në një deklaratë të mërkurën.

Fëmijët e zhvendosur së fundmi në Rripin jugor të Gazës po përdorin vetëm 1,5 deri në 2 litra ujë çdo ditë”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se 15 litra janë standardi minimal në ditë për të pirë, larë dhe gatuar, ndërsa tre litra janë minimumi vetëm për mbijetesë. UNICEF tha gjithashtu se shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në Gaza janë shumë pranë kolapsit, gjë që mund të ketë pasoja të rënda te fëmijët.

“Ndikimi i kësaj te fëmijët është veçanërisht dramatik sepse fëmijët janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj dehidrimit, diarresë, sëmundjeve dhe kequshqyerjes”, tha UNICEF.

Shqetësimet për sëmundjet që vijnë nga mungesa e ujit, si kolera dhe diarreja kronike, janë rritur duke pasur parasysh mungesën e ujit, veçanërisht pas shirave të kësaj jave dhe përmbytjeve”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte regjistruar rreth 165 mijë raste të diarresë tek fëmijët nën moshën pesë vjeç.

“Pa ujë të sigurt, shumë më tepër fëmijë do të vdesin nga privimi dhe sëmundjet në ditët në vijim”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark