×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Urologu kapet duke punuar në klinikë private gjatë kohës së orarit të punës në QKUK

    Insajderi
    22 February 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pasditen e së hënës Inspektorët Shëndetësorë nuk e gjetën në vendin e tij të punës një doktor të Qendrës Klinike Universitet të Kosovës.

    Gazeta Insajder ka mësuar se mjeku që nuk u gjend në vendin e tij të punës ishte urologu Arben Neziri.

    Ai kishte shkuar të punonte në një ordinancë private në lagjen ‘Emshir’, gjatë kohës sa ishte në orar të punës në klinikën e Urologjisë në QKUK.

    Mungesa e tij në orarin e punës në QKUK është denoncuar në Inspektorat nga një pacient, i kanë thënë Gazetës Insajderi burime brenda QKUK’së.

    Inspektorët Shëndetësor dolën menjëherë në vend të ngjarjes dhe konfirmuam se urologu nuk ndodhej në QKUK duke punuar, por në ordinancën private ‘Uromedica’.

    Neziri ishte kujdestar qysh nga ora shtatë e mëngjesit të hënën deri në orën e njëjtë në mëngjesin e së martës.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje ne Inspektorat Shëndetësor për te kuptuar nëse është marrë ndonjë mase ndaj urologut, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark