×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vahabistat paskan protestu”, Blerim Latifi komenton marshin e sotshëm pro Palestinës

    Insajderi
    21 October 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Prishtinë është marshuar në përkrahje të popullit palestinez. Qytetarët me anë të pankartave kanë shprehur mbështetje për popullin që tashmë dy javë është në luftë. Pas marshit ka reaguar analisti Blerim Latifi.

    Latifi protestuesit i quajti vahabista dhe tradhtarë të interesit kombëtar.

    Vahabistat paskan protestu sot në Prishtinë. Shih çfarë aleancash: Palestina me Serbinë dhe kundër shtetit të Kosovës, këta me Palestinën dhe të gjithë bashkë me Rusinë kundër Perëndimit dhe kombit shqiptar“, ka thënë ai.

    Tutje, ai tha se tradhtarët në Kosovë dalin hapur kundër interesave të vendit të tyre dhe kundër atyre që e shpëtuan nga lufta.

    Kosova, përfundimisht, është vendi ma i lirë në botë, sepse këtu tradhtarët e interesit kombëtar nuk kanë nevojë fare as të fshihen e as të maskohen, por mund të veprojnë në liri të plotë kundër interesave jetësore të vendit të tyre dhe kundër atyre që 24 vjet më parë e shpëtuan këtë vend nga gjenocidi“, ka shkruar Latifi në Facebook.

    Në Lindje të Mesme dy javë më parë shpërtheu lufta pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi me sulme të ashpra ndaj Gazës.

    Që nga ajo kohë ka mijëra të vrarë në dy palët dhe shpërngulje masive të palestinezëve nga Gaza, në një kohë kur Izraeli në vazhdimësi po paralajmëron pushtim të shkallës së plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark