×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vala e të nxehtit do të godasë Italinë

    Insajderi
    19 June 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia pritet që këtë javë të goditet nga një valë e të nxehtit, e para për këtë vit. Mediat shkruajnë se të mërkurën është parashikuar që temperature të shkojë deri në 38 gradë Celsius, në Romë, Firence, Padova dhe Ferrara.

    Ndërkohë në ishullin e Sardenjës, termometri mund të arrijë 43 gradë në brendësi.

    Kjo valë e parë e madhe e të nxehtit do të zgjasë rreth dyzet e tetë orë.

    Nga mbrëmja e së enjtes parashikohen një seri reshjesh, duke nisur nga Italia Veriore, me ulje të temperaturës rreth 30 gradë Celsius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark