×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Varane i del në mbrojtje Ronaldos: Është një legjendë

    Insajderi
    22 July 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raphaël Varane refuzon të pranojë si të saktë mendimin se Man United do të ishte më i fortë pa Cristiano Ronaldon.

    Ronaldo tash e sa javë lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United, por raportohet se asnjë skuadër nuk e do portugezin.

    Së fundmi, lidhur me ikonën portugeze ka folur edhe Raphaël Varane, i cili thotë megjithatë se Ronaldo është një legjendë dhe s’është e saktë të thuhet se United do të ishte skuadër më e mirë pa të.

    “Ne i dimë kualitetet e tij. E dimë që ai është shumë i famshëm. Cristiano është garues i madh. Ai është legjendë dhe gjithmonë ndihmon skuadrën, kështu që është e qartë se është shumë mirë të luash me të”, ka thënë Varane.

    Ronaldo dhe Varane kanë qenë shokë skuadre edhe te Real Madridi, ku fituan shumë trofe së bashku.

    Mbetet të shihet nëse dyshja do të vazhdojnë të luajnë në të njëjtën skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark