×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vasfije Krasniqi emërohet e dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

    Insajderi
    30 December 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vasfije Krasniqin në pozitën e të dërguarës së posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

    Osmani tha se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth botës”, ka shkruar presidentja në “X”.

    Kujtojmë se, Vasfije Krasniqi është e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe e para që publikisht ka rrëfyer historinë si dhe përjetimet e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark