×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik

    Insajderi
    24 March 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III.

    Trafiku u ngadalësua në disa zona, linjat e kamionëve bllokuan hyrjen në portin tregtar të Marsejës dhe në rrugët e Parisit ende ishin të dukshme pasojat e protestave masive të një dite më parë.

    Në pritje të vazhdimit të protestës, Autoriteti Francez i Aviacionit Civil kërkoi anulimin e një të tretës së fluturimeve të dielën në aeroportin Orly në Paris, dhe një e pesta e fluturimeve do të anulohet të hënën.

    Më shumë se 450 protestues u arrestuan të enjten gjatë demonstratave në Paris dhe qytete të tjera, në të cilat morën pjesë më shumë se një milion njerëz.

    Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi të premten se 441 policë u plagosën në dhunën që shpërtheu nga protestat e së enjtes mbrëma.

    Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ligjin e propozuar të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin autoritetet franceze thonë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

    Në mes të marsit, kryeministrja franceze, Elizabeth Bourne, përdori një procedurë të veçantë për të miratuar këtë projektligj, pa votim në parlament.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark