×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vazhdon përpjekja e VV-së për t’i bindur qytetarët se nuk janë parti anti-amerikane

    Insajderi
    09 November 2022 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e mirëkupton qortimin e ShBA-së ndaj Kosovës, por sipas tij, kjo e cenon vetëm përgjegjësinë globale dhe evropiane që ato e kanë në relacion me BE-në.

    Sipas Konjufcës, përgjegjësia e ShBA-së është me e madhe se e Kosovës, pasi sipas tij, Kosova e sheh ndryshe Serbinë dhe ShBA-ja ndryshe.

    “Ne e shohim ndryshe. Neve s’na njeh hic Serbia, ne e kemi shtet armiqësor. Kurse, ShBA-të kanë pikëvështrim tjetër. Ajo e sheh Serbinë se si ta shkëput prej Rusisë, kurse ne nuk veprojmë drejt atij qëllimi”, tha mbrëmë Konjufca në Rubikon, transmeton Gazeta Insajderi.

    Tutje, ai tërhoqi një paralele në kohën kur partia të cilës i takon Konjufca, Vetëvendosje, e kundërshtonte Planin e Ahtisarit, duke thënë se ShBA-ja e përkrahte atë plan.

    “ShBA-ja e përkrahte atë plan dhe kur them unë se po e refuzoj Planin e Ahtisarit se nuk po dua që serbët ta bllokojnë kushtetutën dhe parlamentin, ti s’mund të më quash mua anti-amerikan sepse unë po lypi më shumë për vendin tim”, tha ai.

    Lëvizja Vetëvendosje që i përket Konjufca, e ka shpërndarë edhe sot këtë deklaratë të Konjufcës, si për ta bindur poullin se nuk janë parti anti-amerikane.

    “Shiko ne p.sh., edhe si VETËVENDOSJE! e kemi pasë kundërshtu Planin e Ahtisarit nëse po të kujtohet, në kuptimin a di të atyre defekteve që i ka pasë. Tash, p.sh., Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahshin atë. Kur unë them p.sh., unë po e refuzoj Planin e Ahtisarit se nuk po du, nuk po du serbët me blloku Kushtetutën edhe Parlamentin – ti nuk mund të më quash antiamerikan se unë po lypi më shumë për vendin tem”, thuhet në deklaratën e shpërndarë.

    “A pe di, nuk jam unë antiamerikan, nuk po di a po din me bo dallimin…Veprimet janë vetëm prej vullnetit të mirë që Kosova me realizu sundimin e ligjit. Ata po thojnë shumë mirë kjo është në rregull në princip, kjo është në rregull në princip, në mekanizëm mund të na ndërlikojë pak punët. Tash kryeministri po ju thotë, ju po doni me nda sigurinë prej sundimit të ligjit a po? Siguria është më e rëndësishme se sundimi i ligjit, tash, siguria, a mundeni për sigurinë me anulu, me suspendu sundimin e ligjit? Kryeministri po ju thotë a mundeni mem besu, a mundeni mem besu që mund t’i bëjë të dyja këto”, vazhdon tutje deklarimi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark