×
Insajderi / Ballina 5

Vazhdon replika Hoti-Peci | E quajti “analfabet” Hoti i përgjigjet ministrit “Inspektori Peci në botën e çudirave”

Insajderi
05 June 2023 - 18:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), I është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën e çudirave”.

Hoti e kritikoi Pecin që po merret vetëm me inspektimin e ligjit kundër duhanit, por nuk po bën asgjë tjetër në bujqësi.

E  ministri Peci e quajti Hotin ”analfabet“, por pas kësaj ish-kryeministri i Kosovës nuk ka heshtur.

”Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.  Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023“, ka shkruar Hoti në Facebook, të hënën.

Më tutje, Hoti ka thënë se Peci “e ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”.

Më tutje, Hoti e ka ftuar Faton Pecin ”që të punojë diçka”, duke shtuar se “po i mbaron mandati”.

“Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.  E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.  E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO”, ka deklaruar Hoti. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark