×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, uji i pishinës po analizohet në laborator privat

    Insajderi
    25 October 2021 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një laborator privat i certifikuar do jetë ai që do japë një përgjigje përfundimtare për mostrat e mbledhura në pishinën ku një javë më parë u gjetën të pajetë trupat e 4 turistëve rusë.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për kryerjen e analizave e provave të mbledhura në vendngjarje po merret një laborator në vendin tonë, që është edhe i certifikuar.

    Pas marrjes së përgjigjeve nga ky laborator, atëherë hetuesit pritet që të dalin edhe ne një konkluzion se cili ishte shkaku që i mori jetën 4 turistëve rusë.

    Rreth dy javë më parë, katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra janë gjetur të pajetë pranë pishinës në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe ambasada ruse në Tiranë.

    Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës kërkohej nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark