×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e biznesmenit Lulzim Kryeziu – flasin për Insajderin nga Prokuroria

    Insajderi
    02 November 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni Lulzim Kryeziu po dyshohet se sot është vetëvrarë. Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha.

    Batusha i tha Insajderit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

    Ndërkohë shtoi se rasti në prokurori është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”.

    “Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes“, ka thënë ai.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj

    “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark