×
Insajderi

Vdekja e dyshimtë në Mitrovicë, nga prokuroria flasin për Insajderin

Insajderi
10 January 2023 - 18:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në objektin e shoqatës së shurdhmemecëve në Mitrovicë.

Insajderi nga burime të sigurta zbuloi se personi i vdekur është Nysret Gubetini, kryetar i shoqatës në fjalë.

Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni dhe i njëjti tha se trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Preteni tha se rasti është nën hetim.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjajres, bashkë me njesitë tjera relevante. Pra është gjetë një person pa jetë, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për autopsi në Mjekësi Ligjore dhe rasti tashmë është nën hetim”, tha Preteni për Insajderin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark