×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdekja e foshnjave në QKUK- Drejtori i Gjinekologjisë thotë se ishin aborte

    Insajderi
    02 May 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste të vdekjeve të foshnjave kanë ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Në polici është raportuar se njëri rast ka ndodhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

    Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj i ka thënë Insajderit se bëhet fjalë për aborte e jo për neglizhencë të mjekëve.

    “Informacioni është gabim, kush e ka dhënë unë nuk po e di por nuk janë vdekje të fëmijëve por janë aborte. Njëra ka abortu 21 javë e tjetra 15. Janë aborte që kanë ardh me fëmijë të vdekur nga shtëpia. Abortet ndodhin për çdo ditë jo nga një por këto nga 15 javë ndodhin shpesh”, ka thënë Ndrejaj.

    Nga Prokuroria kanë thënë se janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast.

    “Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark