×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një 61 vjeçar në një motel në Ferizaj, policia jep detaje

    Insajderi
    15 February 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë në një motel në Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi, sipas tij personi që ka ndërruar jetë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

    “Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark