Gjatë ditës së sotme ka vdekur sportistja e njohur kosovare, Erida Kurshumlija.
Lajmin e bënë të ditur familjarët e saj, përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Ceremonia e varrimit të atletes do të bëhet nesër, më fillim nga ora 15:30, në Obiliq.
Kurshumlija ishte vrapuese, duke u kurorëzuar disa herë me medalje.