×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes tragjikisht 18-vjeçari kosovar në Itali

    Insajderi
    20 December 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Katër djemë teksa po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje u aksidentuan në via Alle Fabbriche rreth orës 2:30.

    Nga aksidenti fatal ka ndërruar jetë në vend një 18 vjeçar shqiptar me origjinë kosovare ndërsa djemtë e tjerë, të moshës 17 dhe 18 vjeçare janë transportuar në spitalin Ciriè.

    Mediat italiane raportojnë se Halili ishte regjistruar në autoshkollë, por ende nuk e kishte marrë lejen e qarkullimit. Pas përplasjes së makinës, tre djemtë që ishin me Halilin kanë mundur të dalin nga makina, ndërsa Halili mbeti në makinë dhe trupi i tij u përfshi nga flakët pasi makina mori flakë.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e çetës vullnetare të Caselle dhe ekipi Torino 21, si dhe karabinierët Venaria që po rindërtojnë dinamikën e aksidentit.

    Aksident Caselle Torinese: Makina përplaset me një mur dhe 18-vjeçari vdes i djegur.  Ai drejtonte ende pa patentë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark