×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes volejbollistja 17 vjeçare, bie nga dritarja e katitë të gjashtë

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këtë të enjëte volejbollistja italiane, Julia Ituma është gjetur e vdekur para objektit të hotelit në të cilin qëndronte.

    17 vejçarja e cila së bashku me ekipin e saj gjendeshin në Stamboll për të luajtur në ndeshjen e Champions League, në orët e parë të mëngjesit kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit.

    Nuk janë ende të qarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia turke po heton. Mediat publikuan edhe pamjet e fundit të saj rreth mesnatës në korridoret e hotelit përpara se të hynte në dhomë.

    Julia Ituma e lindur në Milano nga prindër nigerianë i ishte bashkuar Novara këtë sezon të Serie A1, pasi u transferua nga Club Italia, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark