×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës

    Insajderi
    24 January 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari korrektues, Ivan Milicevic ka ndërruar mbrëmë jetë papritmas. Milicevic shërbente në burgun e Smrekonicës, ndërsa ishte nga fshati Bukosh i Vushtrrisë.

    Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Ivan Milicevic. Z. Milicevic dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Ivan Milicevic.
    Z. Milicevic dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
    Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Milicevic të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
    Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në ngushëllimin e SHKK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark