×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Veç në regjimin e Millosheviqit dhe Albinit” – deputetja e PDK-së i reagon ashpër Kurtit pas veprimit ndaj Skenderajt

    Insajderi
    29 February 2024 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Skenderajt për herë të parë është përjashtuar nga Këshilli Organizativ dhe nuk është ftuar për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datat 5, 6 dhe 7 mars. Këtë përjashtim e ka bërë Qeveria Kurti.

    Ndaj kësaj qasje të Kurtit ndaj qeverisjes komunale në Skenderaj, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu.

    Ajo ka thënë se vetëm në regjimin e Millosheviqit dhe të Albin Kurtit bëhet një largim i tillë.

    Deputetja ka thënë se neglizhimin e kanë vërejtur edhe tek pjesa e furnizimit me barna esenciale.

    “Nëse flasim specifikisht për Komunën e Skenderajt vetëm në regjimin e Millosheviqit dhe regjimin e Albin Kurtit i bëhet një largim i tillë, dmth prej çdo organizimi të mundshëm që bëhet nga qeveria”, u shpreh Musliu-Shoshi në Pressing.

    “Gjithmonë e ka anashkaluar deri në barnat esenciale e kanë neglizhu Komunën e Skenderajt, me të cilat trajtohen fëmijët, të moshuarit, të rinj 30% të barnave esenciale as 30% nu kia kanë dorëzuar”, u shpreh ajo.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark