×
  • Showbiz
  • Show

    Vedat Bajrami flet për ndarjen e Stupcave dhe Osman Azemin

    Insajderi
    13 March 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Vedat Bajrami ka folur për ndarjen e grupit “Stupcat”.

    Ai ka thënë se së bashku me Mensur Safqiun e Osman Azemin janë akoma aksionar të kanalit të tyre në Youtube.

    “Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, ka thënë ai.

    Stupcat

    “Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, ka deklaruar Bajrami.

    Stupcat

    Në BBVK, Vedati duhet theksuar se është njëri nga banorët pretendent për të fituar këtë edicion./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark