Pasi nuk i kaloi vizitat mjekësore me sukses te Club Brugge, Vedat Muriqi është rikthyer sërish në Romë.
Sulmuesi i Kosovës është parë mëngjesin e sotëm në klinikën “Paideia” për të zhvilluar testet mjekësore me skuadrën e Lazios.
Sipas mediave italiane ai ka kaluar me sukses testet dhe është gati ta nis fazën përgatitore me Lazion.
Në edicionin e kaluar si i huazuar me fanellën e Majorkës në La Liga, Vedat Muriqi u aktivizua gjithsej në 16 ndeshje ku shënoi gjashtë gola dhe asistoi dhe tre herë.