×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vëllai i deputetës së Listës Guxo emërohet shef i kamermaneve në RTK

    Insajderi
    04 October 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krenar Statovci, vëllai i deputetes së Listës Guxo, Jeta Statovci është emëruar të hënën si koordinator i njësisë së kamermanëve në Radio Televizionin Publik të Kosovës. I Kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Statovci ka mohuar së është ngritur në pozitë. Statovci kur u kontaktua nga gazeta tha se tash e 15 vite punon si kamerman, por nuk e pranoi se mban pozitën e shefit të kamermanëve. Por, një e-mail i siguruar nga Insajderi e vërteton të kundërtën e deklaratës së tij.

    Deputetja Jeta Statovci është zgjedhur së fundmi kryetare e degës së Listës Guxo në Prishtinë. Ndërsa vëllai i saj i cili është pjesë e RTK-së është emëruar shef i kamermanëve në këtë televizion. Krenar Statovci në një përgjigje për Gazetën Insajderi mohoi së e mban këtë pozitë.

    “Ende nuk di asgjë për këtë temë, jo nuk jam shef. Jetën Statovci e kam motër. Unë punoj në RTK që 15 vite”, tha Statovci.

    Por, një e-mail  i brendshëm i siguruar nga Gazeta Insajderi, vërteton të kundërtën. Ku atij edhe i është uruar ngritja në pozitë.

    “I nderuari, Krenar Statovci, Fillimisht me lejoni që të ju uroj suksese për pozitën e koordinatorit të Njësisë së Kamerës në teren duke shpresuar në bashkëpunimin tonë maksimal dhe që gjithçka do të shkoj mbarë”, thuhet në e-mailin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Statovci ishte ankuar shpesh herë për për bordin e RTK-së dhe shpenzimet e këtij medium publik.

    “Nga analiza në mes të hyrave dhe shpenzimeve, një segment i cili është në rritje të pashpjegueshme është elementi mbi pagat. Pra nga viti 2010 ne 2021, shpenzimet në paga kalojnë nga 4 milion në 9 milion; kurse investime kapitale që do mundësonin instrastrukturë më të avancuar dhe ambient më të përshtatshëm përgjysmohen”, kishte thënë ajo.

    Ajo kishte arritur që në zgjedhjet parlamentare të sigurojë 9 mijë e 410 vota në Listën Guxo.

    Emri i saj u përmend dje në media pasi doli kundër Qeverisë që të mos ekzekutohet pagat e grevistëve.

    “Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por,  nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, kishte shkruar ajo në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark