×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vëllai nuk është i vetmi problem- Motra e Armend Mujës merrë pjesë në tubimin e kundërshtarit të tij

    Insajderi
    13 July 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motra e Armend Mujës, Adelina Muja-Brahimit është parë në tubimin e organizuar nga kundështari i vëllait të saj, në Mitrovicë. Aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, Ramadan Beshiri i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër vlerësohet të jetë në garë ‘të ashpër’ me grupin që udhëheqë Muja. Por kjo nuk e ka penguar Adelina Mujën të marrë pjesë në fushatën e tij.

    Gazeta Insajderi

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë bindshëm subjekti i parë në Mitrovicë, ku kishte marrë 63 për qind apo 22 580 vota. Por kjo parti duket se nuk i ka punët mirë në aspektin e organizimit të brendshëm, ku tashme ka nisur gara për të marrë drejtimin e VV-së në Mitrovicë. 

    Grupe të ndryshme po luftojnë për të marrë drejtimin e qendrës së VV-së në Mitrovicë.

    Deputeti Armend Muja, deputetja Arjeta Fejza, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtir, dhe aktivisti i dalluar Ramadan Beqiri janë udhëheqësit kryesorë të katër grupeve që po garojnë të marrin drejtimin e VV-së në Mitrovicë.

    Grupi i udhëhequr nga Ramadan Beshiri vlerësohet të jetë në garë ‘të ashpër’ me atë të Armend Mujës.

    Ramadan Beshiri është një aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër.

    Më 11 korrik, Beshiri kishte mbajtur një tubim me mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tavnik, qarkun që vlerësohet për rrëzimin e ish-kryetarit Agim Bahtiri.dhe mbështetjen dhënë Armend Mujës.

    Ajo që bie në sy në këtë tubim ishte prania e motrës së Armend Mujës, Adelina Muja-Brahimit.

    Edhe pse Muja e kishte quajtur të paligjshëm këtë takim, kjo nuk e ka penguar Adelinën të marrë pjesë.

    Gazeta Insajderi ka pyetur Beshiri për prezencën e motrës së Mujës në tubimin e tij, i njëjti ka thënë se me Adelinën ka një raport të mirë shoqerorë dhe I ishte përgjigjur pozitivisht ftesës.

    “Ajo është me prejardhja nga lagjia jonë, na ka nderu me pjesëmarrje. Kemi raport shoqërore, prandaj ju ka përgjigje pozitivisht ftesës”, tha Beshiri për Insajderin.

    Koordinatori i VV-së në Mitrovicë që po qalon në zgjedhjet e brendshme

    Më 15 janar të këtij viti Armend Muja ishte zgjedhur koordinatori i Vetëvendosjesë, dega në Mitrovicë.

    Sipas komunikatës, koordinatorët kanë përgjegjësi të merren me procesin e brendshëm zgjedhor që mbahen së shpejti.

    Por, kjo situate duke se i ka dalur nga dora deputeti Armend Muja.

    Pakënaqësitë e strukturës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë me koordinatorin e qendrës, Armend Muja, ka bërë që të ketë bojkotim të madh nëpër takime, shkruan Insajderi.

    Një gjë e tillu u pa në takimin ku pjesmëmarrës ishte edhe i pari i partisë, kryeministri Albin Kurti

    Më 19 qershor, Muja kishte ftuar të rinjët e Mitrovicës në lagjën Ilirda, ky temë kryesore ishte procesi i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Por, nga 22 mijë 580 votues, në takimin e thirrur nga Armend Muja morën pjesë vetëm një numër i vogël i qytetarëve.

    Kryesisht në takim prezent ishin figurat e njohura të Vetëvendosjes, si kryeministri Albin Kurti, ministri Armend Mehaj, deputetët Adnan Rrustemi, Armend Muja e Arjeta Fejza, asambleistët Armend Begu e Kushtrim Zeneli, ish nënkryetari i LVV në Mitrovicë, Alban Uka, ish asamblistja Edona Bajrami, ish drejtoresha komunale, Nazan Kërveshi, dhe pjesa tjetër ishin zyrtarë administrativ të Qeverisë dhe LVV-së.

    E ky tubim i dështuar duket se e kishte penguar edhe vet kordinatorin e degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën.

    Përmes një postimi në Facebook, Muja kishte shkruar se ky takim ishte organizuar me të rinjët e lagjes Ilirida.

    Ndonëse,  në njoftimin e LVV në Facebook, shihet se takimi është thirrur për gjithë rininë e këtij subjekti politik në Mitrovicë.

    Në këtë takim që pritej të ishte i përmasave të mëdha nuk morën pjesë as anëtarët e LVV nga grupi i të rinjve “Tavnik City”, që është grupi më i madh i të rinjve në qytet, e të cilët njëzëri e kishin mbështetur Armend Mujën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Qalime në udhëheqjen e Mujës me degën e VV-së në Mitrovicë kanë bërë që të dështoj edhe kuvendi zgjedhor në fshatin Bajgorë në mungesë të pjesëmarrësve në takim.

    ‘Përplasjet’ në familjen Muja, për cështjet politike.

    Motra e Armend Mujës, Adelina është parë në një tubim të kandidatit Ramadan Beshiri, i cili është edhe kundërkandidati i grupit të vëllait të saj.

    Edhe pse vëllai i saj e kishte quajtuar të paligjshëm këtë takim, kjo nuk e ka penguar Adelinën Mujan të marrë pjesë.

    Adelina Muja ka qenë në garën për asamble komunale në Mitrovicë nga partia e Vetëvendosje, e cila nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave për të siguruar ulëse në asamble.

    Motra e Mujës, Adelina Muja Brahimi, e cila garonte me VV, mori vetëm 110 vota.

    Veprime të kundërta për cështje politike janë parë edhe më herë edhe në mes vëllezërve Muja.

    Deri sa Armend Muja tashmë i takon subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmendi në anën tjetër ka shprehur publikisht përkrahjen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

    Deputeti i VV-së kishte thënë se me vëllain e tij i kanë ndarë rrugët qe 20 vjet dhe nuk ndajnë pikëpamje të njëjta.

    “Unë e kam vëlla Gazmend Mujën. Mirëpo në pikëpamje me të dallojmë qe 20 vjet. Asnjëherë çështje politike nuk jemi pajtu dhe nuk kemi diskutu”, tha Armend Muja./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark