Nexhat Vllasaliu, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi është deklaruar i pafajshëm për dy pikat e aktakuzës më të cilën e ngarkon Prokuroria Themelore e Ferizajt.
Ndërsa vëllau i tij, i akuzuari Jeton Vllasaliu fillimisht u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, e që kjo solli reagim të familjarëve.
Po ashtu edhe ai është deklaruar se nuk ndihet fajtor në disa pika të aktakuzës.
Deklaratat e tyre u bënë, në seancën e sotme të shqyrtimit fillestar të këtij rasti, gjykimi për të cilën ka nisur në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu, ngarkohen nga Prokuroria Themelore e Ferizajt me dy vepra penale për vrasjen e biznesmenit, Rexhepi “vrasje e rëndë” e “dëmtim i kufomave, varreve”.