×
  • Showbiz
  • Show

    “Vendi, fustanet, të ftuarit”, zbulohen detaje të reja të dasmës së Arbana Osmanit

    Insajderi
    26 April 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj këtë verë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

    Se fundmi mediat shqiptare kanë publikuar edhe detaje të reja në lidhje me ceremoninë e tyre të dasmës.

    “Panorama Plus” raporton se dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë.

    Arbana Osmani dhe Eduat Grishaj

    I njëjti burim bën me dije se celebrimi është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

    Menuja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase.

    Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të shkojë nga Shqipëria.

    Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

    Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion.

    Thuhet gjithashtu se Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi.

    Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

    Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019.

    Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit. Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark