×
Insajderi

Vendimi i qeverisë: Policëve do t’iu ekzekutohen nga 300 euro shtesë në pagat e dhjetorit

Insajderi
24 December 2020 - 20:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbi 6 mijë zyrtarë policorë do t’i marrin nga 300 euro shtesë në pagat e muajit dhjetor, ka marrë vendim Qeveria e Kosovës.

Qeveria ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për kompensimin e angazhimit të shtuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

Nga ky vendim i ekzekutivit do të përfitojnë 6 mijë e 124 zyrtarë policorë.

“Sipas vendimit për zyrtarët aktiv policor do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark